Më 6 korrik në mbrëmje do të hapet Festivali i 74-të i Filmit në Kanë. Gjithsej 60 filma do të shfaqen në programe të ndryshme.
Në programin e konkursit "Vështrimi i Veçantë", ku garojnë filma që paraqesin një pikëpamje më të veçantë në tregimin kinematorgrafik, do të ketë premierë filmi bullgar "Gratë vërtet qajnë".
Filmi i Vesella Kazakovës dhe Mina Milevës zbulon përplasjen dhe absurditetet e jetës së gruas në një shoqëri akoma shumë patriarkale. Bashkëskenariste dhe autore e idesë është aktorja Biljana Kazakova. Në rolet mishërohen përveç tri motrave Kazakovi, edhe Josif Sërçaxhiev dhe Maria Bakallova. Pas-produksioni i filmit u përfundua në Francë.
Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..