Mungesa e punonjësve do të çojë në një rritje masive të pagave në gjysmën e dytë të vitit 2021. Pothuajse gjysma e punëdhënësve synojnë të rrisin pagat deri në 20 për qind. Pritet rritje më e lartë në rajonet e Sofjes, Burgasit, Varnës dhe Plovdivit, sipas studimit të ManpowerGroup.
37% e të anketuarve thonë se do të rrisin pagat me 10%, kurse 12% deklarojnë se do ta rrisin pagën më shumë se 10%. Pritet rritje masive në sektorët ku ka nevojë më të madhe për personel - të tillë si "Teknologjitë e Informacionit", "Prodhimi", "Tregtia", "Turizmi dhe Mikpritja", "Shëndetësia dhe Farmacia".
Më pak se 1% e punëdhënësve bullgarë planifikojnë të ulin pagat mujore.Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...
Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..
Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB,..