Mungesa e punonjësve do të çojë në një rritje masive të pagave në gjysmën e dytë të vitit 2021. Pothuajse gjysma e punëdhënësve synojnë të rrisin pagat deri në 20 për qind. Pritet rritje më e lartë në rajonet e Sofjes, Burgasit, Varnës dhe Plovdivit, sipas studimit të ManpowerGroup.
37% e të anketuarve thonë se do të rrisin pagat me 10%, kurse 12% deklarojnë se do ta rrisin pagën më shumë se 10%. Pritet rritje masive në sektorët ku ka nevojë më të madhe për personel - të tillë si "Teknologjitë e Informacionit", "Prodhimi", "Tregtia", "Turizmi dhe Mikpritja", "Shëndetësia dhe Farmacia".
Më pak se 1% e punëdhënësve bullgarë planifikojnë të ulin pagat mujore.Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..