55 janë të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit. 0.44% e 12 565 testeve janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nuk ka raste të reja në 16 rrethe të vendit. Numri i pacientëve aktivë ra në 8 000. 895 pacientë u shtruan në spital. 108 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Pesë persona me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit. 158 u kuruan. 12 293 njerëz u vaksinuan të enjten. Dozat e injektuara arritën në 1 835 681. 841 794 njerëz kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Nuk ka vaksina të hedhura në Bullgari, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Më 31 gusht skadon afati i një dërgese të vaksinave të AstraZeneca. Ato do të dhurohen për përdorim në vendet fqinje.
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..