Jam i lumtur se ne do ta fillojmë takimin tonë me miratimin e Deklaratës së përbashkët të Sofjes, e cila do të tregojë gjallëri bazuar në vullnetin dhe angazhimet tona të përbashkëta politike. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në hapjen e Samitit të 6-të të Iniciativës “Tre Dete” në Sofje. Radev tha se vendet pjesëmarrëse në takim vlerësojnë shumë mbështetjen e partnerëve strategjikë nga SHBA, Gjermania dhe Komisioni Evropian, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për arritjen e sinergjisë. Zbatimi i projekteve me prioritet të iniciativës së “Tre Deteve” do të ndryshojë rrënjësisht situatën në rajonin midis Detit Adriatik, Detit Baltik dhe Detit të Zi, theksoi Radev.
Pjesëmarrësit në debat do të shqyrtojnë konkretisht financimin e 19 projekteve.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..