Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ne votuam për ndryshim, por çfarë ndryshimi?

Populli bullgar po vazhdon të kërkojë rrugën e vet drejt ndryshimit, tregojnë rezultatet nga votimi parlamentar përpara afatit më 11 korrik. Prandaj dhe pyetja të cilën e drejtuam përsëri drejt të gjithëve me të cilët biseduam  në ditën e zgjedhjeve është - si duhet të ndryshojë Bullgaria pas votimit?

“Pres një Bullgari më të mirë, e cila do të më bëjë të mendohem nëse nuk është më mirë që të kthehem” - vuri në dukje Daniell Dimov nga qyteti gjerman Dusseldorf dhe shtoi:

“Bullgaria, e cila nuk zë vendet e fundit në të gjitha klasifikimet në Evropë dhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se politikanët e panë dëshirën e njerëzve për ndryshim akoma që në protestat antiqeveritare vjet. Pavarësisht nga partia, në të cilën anëtarësojnë , që të gjithë ata e dinë se, shikojmë në detaje se çfarë rastis dhe  nëse dhe si e bëjnë punën e tyre. Prandaj jam i inkurajuar se, do të ketë rezultat dhe se do të lëvizim drejt një Bullgarie më të mirë”.

Daniell niset për në Gjermani akoma duke qenë 12 vjeç, duke ndjekur prindërit e tij, por në këtë etapë është kategorik : “Aktualisht në Gjermani është zgjedhje më e mirë, për shkak të arsimit, punës, cilësisë së jetës. Ka sektorë të tërë në Bullgari, të cilët mund të përmirësohen - duke filluar nga shëndetësia, ekonomia, madje dhe ai social.

Sipas Gabriela Bençeva nga Nuremberg, Gjermani, akoma pas zgjedhjeve parlamentare gjatë muajit prill është bërë e qartë se, të dyja partitë drejtuese janë në ty dyja polet. Ndonjë farë bashkimi është i mundur vetëm nëse tërhiqen ekspertë, të cilët t’u simpatizojnë partive të protestave: “Atëherë mendoj se, do të mundet në emër të Bullgarisë dhe të kërkimit të ndonjë farë vendimi kuptimplotë të arrihet deri në ndonjë farë konsensusi. “

Pronari i një pastiçerie në qytetin turk Bursa Ahmed Kudrjakli ka lindur në rrethin e qytetit Ruse dhe voton në të gjitha zgjedhjet parlamentare deri në këtë moment. “Votuam për demokracinë, për unitetin, për të drejtat e barabarta për etnoset.”

Sipas Irena Angjellovës nga Çekia bullgarët janë të kënaqur nga ndryshimi i bërë në rregullat zgjedhore, por presin akoma: “Në vend të dytë , ngritjen e rrogave të njerëzve, të ketë mjaft punë, investime më të shumta nga jashtë. Në vend të tretë është shëndetësia - e cila duhet të jetë krejtësisht falas  për të gjithë, siç është këtu. Pensionistët bullgarë japin shumë para për ilaçe, që pothuajse u harxhon të gjithë pensionin. Shumë njerëz vijnë jashtë, sepse nuk mundin të realizohen në Bullgari. “

Që të jetojmë në një Bullgari të re, si fillim është e domosdoshme të ndryshojmë mënyrën në të cilën punon parlamenti – është kategorik Zhulien Zhelev, vullnetar për zgjedhjet nga kryeqyteti austriak.

“Aktiviteti legjislativ i parlamentit të 46-të duhet të kthejë debatin që ecën  me një republikë parlamentare. Me fjalë të tjera të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë me zgjedhësin dhe me komentet e tij mbi propozime të caktuara, të mos pranohen ligje sa për të thënë. Topi do të jetë krejtësisht në shumicën e re në parlament. Tek zgjedhësi vihet re një lodhje nga zgjedhjet e shpeshta”.

Zhelev është i mendimit se është më mirë që të formohet qeveri-“nuk duhet të tallemi me punën dhe përpjekjet, të bëra nga ana e vullnetarëve zgjedhor, të cilët për herë të dytë në kuadrin e disa muajve ndajnë nga koha dhe nga forcat e veta, që të mund të organizojnë votimin jashtë kufirit”. Në pozitën e kundërt është një vullnetare tjetër në zgjedhjet - Nadezhda Stojanova-Litëll, e cila prej viteve jeton në Boston - Shtetet e Bashkuara. Mes çështjeve më të dhimbshme përpara drejtuesve të rinj ajo nxjerr shëndetësinë:

“Bullgaria po vazhdon të jetë me pragun më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Për mua kjo vjen nga kaosi, i cili u krijua, nga mungesa e besimit në qendrat shkencore, të cilat dëshmojnë se përse vaksina është  shpëtimi i jetës.”

“Unë e kam të qartë se gjërat nuk do të ndryshojnë me një shkop magjik-përgjithëson Denica Sekuliçka nga Sllovakia. Si tërësi do të doja që Bullgaria të jetë një vend pak më i qetë dhe i rregulluar për të jetuar, me më pak korrupsion dhe kriminalitet, me një ekonomi më të stabilizuar.”

Mbi këtë material punuan: Diana Cankova, Joan Kolev, Darina Grigorova, Miglena Ivanova dhe Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD