Devetë mbërrijnë në Kavakli /qyteti i sotëm Topollovgrad/ nga Egjeu dhe Trakia Lindore, bashkë me pronarët e tyre, bullgarët trakas, të dëbuar nga fshatrat e tyre amtare pas Traktatit të Neuilly. Në këtë mënyrë gjatë viteve 1923-1925, mbarështimi i deveve zë rrënjë në Bullgarinë Juglindore, duke u bërë një jetesë fitimprurëse. Gjatë kësaj kohe mbi 1000 deve kalojnë mbi këtë pjesë të Bullgarisë, por më të shumtë në numër kanë qenë ata në rajonin e qytetit Topollovgrad. Pronarët e deveve kanë punuar po aq patëmetë sa dhe kompanitë e sotme e transportit, kurse karvanët e tyre kanë furnizuar mallra deri në skajet më të paarritshme të malit Sakar dhe të Rodopeve Lindore.
Gjatë viteve 30 të shekullit të 20 në Bullgari sapo hyn transporti me kamionë dhe autobusë, por prioriteti i devesë është se mund të arrijë kudo, madje dhe aty ku nuk ka rrugë. Kështu, kafsha mjaft e fortë fillon ta shpërndajë bukën, qymyrin, kripën dhe të gjitha llojet e mallrave në tërë Bullgarinë Jug-Lindore, tregon Veselin Këllvaçev, drejtori i Muzeut Historik të Bashkisë së Topollovgradit. Prej tij mësojmë se kafsha tepër ekzotike ka mare pjesë aktive dhe në ndërtimin e kishës “Shën Virgjiresha Mari”, Pazarit të Mbyllur (të ashtuquajturat “Hali”) dhe të Monopolit të Duhanit në Topollovgrad. Dhe akoma:
“Një deve e shëndoshë, e mirë ka mundur që të mbajë midis 300-400 kilogramë dhe prandaj kanë qenë të ngarkuara me materiale ndërtimore - rërë, gurë, çimento...Pavarësisht dhe shumë rrallë, i kanë përdorur për përpunimin e tokës agrare. Nuk është hedhur asgjë e lidhur me devetë. Madje bajga dhe mbeturinat e tyre janë vlerësuar lartë nga vendasit prodhues të duhanit dhe fermerët. Kurse për leshin e tyre njerëzit thonë : “Nëse ke në shtëpi një batanije prej deveje, nuk të duhet sobë”, kaq i ngrohtë është leshi i devesë! Me të kanë punuar batanije, shkorsa, pjesë të veçanta veshjesh e të tjera...” sqaron Veselin Këllvaçev.
Gjatë vitit 1934 në Topollovgrad janë rritur mbi 300 deve. Por në prag të Luftës së Dytë Botërore fillon ndërtimi i rrugëve, pak nga pak transporti me makina i zëvendëson kafshët dhe njerëzit gjithnjë e më rrallë i kanë përdorur. Pronarët e deveve kanë filluar t’i shesin në masë kafshët e tyre të besuara. Së fundi rreth 40 deve janë përdorur për të transportuar xehe në arka prej druri në rajonin e Maxharovos, kurse gjatë vitit 1974, pronari i tyre i ka shitur kasapëve nga qyteti Haskovo.
“Por, kur përfundon puna, fillojnë atraksionet” - bën shaka Veselin Këllvaçev. Devetë e Topollovgradit kanë marrë pjesë në filmin artistik “Hitër Petër” (“Pjetri Dinak”) nga viti 1960. Pas së cilës përfshihen në industrinë turistike:
“Pronarët e fundit të deveve Krëstjo Karpezanov dhe Dimitër Gadakov shkojnë në pushimoret nëpër bregdetin detar të Detit të Zi dhe devetë bëhen artiste - thotë zoti Këllvaçev. Çdo vit në qytetet Nesebër, Sozopoll dhe Sveti Vllas pronarët e deveve nga Topollovgrad i transportojnë kafshët e veta, hipin mbi to turistët dhe i fotografojnë. Por, gjatë vitit 1980 gjyshi Dimitër Gadakov i shet kafshët e tij të fundit kopshtit zoologjik në qytetin Kjustendill dhe me këtë përralla për devetë e qytetit Topollovgrad përfundon”.
Deri më sot e kësaj dite deveja është emblemë e Topollovgradit, i cili konsiderohet si kryeqyteti i deveve në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot: Janë të ofruara nga Muzeu Historik i Bashkisë së Topollovgradi
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..