Shumë i rëndësishëm është kontributi i Radka Kushlevës në kulturën tonë tradicionale - ajo për herë të parë popullarizon këngën rodopëse deri tek të gjitha skajet bullgare përmes eterit të Radios Kombëtare. Krahas me këngët nga fshati Shiroka Llëka dhe fshati Gella, ajo ishte e para që frymëzoi me zërin e saj madhështor shembujt nga traditat Bullgaro-Mohamedane nga rajoni i Rodopeve.
Ajo ka lindur më 12 korrik 1926 (vdes gjatë vitit 1984) në Shiroka Llëka në një fis prej këngëtarëve dhe gajdexhinjve të njohur. Ajo trashëgon talentin e nënës së saj, një grua shumë e talentuar Conka Kushleva , kurse gjyshja e saj Maria Sedjankova nga fshati Gella është mësuesja e saj e parë mbi këngët rodopëse dhe një burim i pashtershëm i repertorit të saj. Akoma si fëmijë ajo mëson përmendsh shumë këngë, me të cilat merr pjesë në festa dhe tubime shkollore dhe fshatare. Gjatë vitit 1942, vetëm 16 vjeçe, pas një konkursi, këndon në Radio Shkupin, ku dy herë në javë del para mikrofonit me këngët e paharrueshme “Bella sëm bella junaçe”, /Jam e bardhë, e bardhë o, trimi im “Kadona sedi v bahçona”,/”Kadona është e ulur në baçe”/ “Zaspallo e çelebijçe”/”E ka zënë gjumi çelebinë”/ e të tjera nën shoqërimin e “Grupit Korenjashka” me drejtues Karllo Aliev dhe orkestrën e Ivan Kavallxhievit.
Impulsi i të kënduarit i këngëtares së re nuk ndalon deri këtu. Gjatë vitit 1945 bashkë me bashkëshortin e saj Asen Popçev - ekzekutues në tambura, kitarë dhe violinë, formojnë një grup koncertesh prej këngëtarëve të njohur rodopës, me të cilin ekzekutojnë dhe këndojnë nëpër fshatra dhe mëhalla në krahinën e lindjes. Viti 1948 është shumë i suksesshëm për shkak të paraqitjes së shkëlqyer në Festivalin e parë Republikan, kurse gjatë vitit tjetër u dekorua me medalje të artë dhe titull laureati nga Festivali Botëror Republikan në Budapest.
Më shumë se 70 janë incizimet e Radka Kushlevës për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Ajo lë gjurmë dhe si soliste e Ansamblit të Plovdivit nën drejtimin e dirigjentit Asen Diamandiev.
Me frymën e saj karakteristike artistike, Radka vë fillimin dhe të formacioneve familjare: fillimisht në duet me motrën e saj Maria, i cili pas kësaj kalon në kuartet “Kushlevi” me motrat e saj më të vogla Anka dhe Stefka, që të arrihet në një sekstet, në të cilin këndojnë dhe vajzat e saj Sonja dhe Didi. Pjesa kryesore nga repertori i tyre është rodopës. Profesionalizmi i tyre shkakton një senzacion gjatë kohës së turneve të tyre evropianë.
Kujtime nga jeta e saj muzikore në “Motrat Kushlevi” tregon vajza e këngëtares яonë të njohur - Didi Kushleva:
“Mamaja donte që të më bënte soliste. Kur këndonim bashkë, mundohesha që të bëja “dredhitë” e saj vokale, por asnjë nuk mund ta kalonte zërin e saj prej engjëlli, një zë hyjnor. Unë vazhdova me fizarmonikën - kjo qe ëndrra ime.
Kishim turne shumë të suksesshëm në Francë bashkë me Emill Dimitrovin. Në Belgjikë ne e përgatisnin publikun para interpretimeve të Gilbert Bekos. Në Rusi kemi vizituar pothuajse të gjitha republikat. Turne të shumtë kishim në Poloni, Çeki, Hungari. Një nga koncertet tanë më të mirë qe në Paris me këngëtarin Emill Dimitrov - programi muzikor qe i shkëlqyer. Dhe në vendin tonë publiku na pëlqente shumë.
Unë vazhdoj të ekzekutoj dhe të punoj me këngëtarin e ri rodopas Hamid Imamski - ai këndon në stilin e nënës sime, këndon këngët e saj. Me iniciativë të Hamidit u bë dhe një monument-bust i Radka Kushlevës në qytetin Smoljan. Ai u inaugurua solemnisht sivjet , në lidhje me 95 vjetorin e lindjes së saj. Për mua nëna ime është një bashkuese e vërtetë e malit Rodopi. “
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..