Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti evropian „Euranet Plus“

Ka mbi 100 projekte bullgaro-greke në kuadër të programit evropian të bashkëpunimit ndërkufitar

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Greqisë në kuadër të programit evropian të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG filloi në fund të viteve 1990 me programin INTERREG I (1990-1993). Periudha e fundit programore INTERREG V-A 2014-2020 u miratua nga Komisioni Evropian në dhjetor 2016 dhe disponon rreth 110 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal (85%), dhe rreth 19 milion euro pjesëmarrje kombëtare të të dy vendeve (15%).

Zona në të cilën zhvillohet veprimtaria e Sekretariatit të Përbashkët të Programit Evropian INTERREG Greqi-Bullgari është Greqia Veriore dhe Bullgaria Jugore, më konkretisht nga ana greke rrethet e Evros, Kavala, Ksanthi, Rodopis, Drama, Selanik dhe Serres, dhe nga ana bullgare - Bllagoevgrad, Smoljan, Kërxhali dhe Haskovo. Bashkëpunimi ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë përkon me programin e Bashkëpunimit Territorial Evropian (ETC) dhe mbulon një sipërfaqe prej mbi 40 000 km katror dhe 2 700 000 banorë.


Në çfarë mase ndikoi pandemia e Covid-19 në punën mbi programin e bashkëpunimit ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë? Kësaj pyetjeje i përgjigjet Dimitrios Papatanasiou, Koordinator i Sekretariatit të Përbashkët të Programit Evropian INTERREG Greqi-Bullgari:

“Ne në një shkallë të madhe monitorojmë zbatimin e projekteve që  financojmë në distancë dhe komunikojmë përmes video konferencave me Komisionin Evropian, autoritetet në Bullgari dhe kontraktorët. Por që nga marsi i vitit 2020 duhej të përshtateshim plotësisht me kushtet e reja të jetesës dhe punës në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe atë të të tjerëve. Fatkeqësisht, disa nga bashkëpunëtorët tanë vdiqën, disa të tjerë u sëmurën dhe munguan, kjo na ndikoi psikologjikisht, por gjithashtu pengoi aktivitetet tona praktike. Ato përfshijnë financimin e më shumë se 100 projekteve që zhvillojnë konkurrencën, inovacionin dhe korridoret e transportit, mbrojnë mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, kontribuojnë në integrimin shoqëror dhe përmirësojnë kujdesin shëndetësor. Ne u kushtojmë vëmendje të veçantë projekteve që mbrojnë nga përmbytjet dhe atyre për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë "Ksanthi-Rudozem". Në sektorin e ndërmarrjeve, për herë të parë u financuan projekte private të kompanive në të dy anët e kufirit, të zgjedhura në bazë të konkurrencës. Këto janë 35 kompani, kryesisht në fushën e turizmit, industrisë përpunuese, energjisë së rinovueshme dhe kujdesit shëndetësor. Prioriteti ynë më i rëndësishëm është të zbatojmë projektet në kohë dhe brenda buxheteve të alokuara, si dhe të përgatitemi për të propozuar periudhën e re të programimit 2021-2027. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të organizojmë ngjarje për të prezantuar rezultatet e aktiviteteve tona për publikun e gjerë, por gjatë pandemisë ky aktivitet kryesisht kaloi në internet.”

Dimitrios Papatanasiou

“Programi kryesor evropian për promovimin e bashkëpunimit territorial midis rajoneve kufitare INTERREG tashmë ka një histori 30-vjeçare, por situata pandemike ka shtyrë disa nga ngjarjet në lidhje me përvjetorin. Sidoqoftë, partnerët nga Bullgaria dhe Greqia parashikojnë disa iniciativa tradicionale në të dy anët e kufirit në 2021”:

“Nëse sivjet zhvillohet Ekspozita Ndërkombëtare në Selanik, ne do të marrim pjesë. Shpresojmë që në Ditën e Bashkëpunimit Evropian (21 shtator) të organizojmë tradicionalisht gara ose dhurime gjaku, me pjesëmarrjen e qytetarëve të të dy vendeve ose me ngjarje paralele në të dy anët e kufirit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv dhe arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD