Presidenti Rumen Radev përgëzoi komunitetin mysliman bullgar me rastin e Kurban Bajramit. Kreu i Shtetit u uroi myslimanëve në Bullgari shëndet dhe ditë të mbushura me mirëkuptim, kënaqësi dhe sukses.
Populli ynë ka treguar fuqinë e shpirtit të tij duke vendosur mirëkuptimin ndër bullgarët dhe dashurinë për Bullgarinë mbi krizat dhe dallimet, theksoi Presidenti. Mençuria e provuar dhe forca morale e popullit bullgar do të vazhdojnë të jenë një energji për unitetin kombëtar, dinjitetin dhe prosperitetin, vuri në dukje në përshëndetjen e tij ndaj myslimanëve bullgarë Kreu i Shtetit Rumen Radev.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..