Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa larg çon "zbutja" e natyrës pranë Shtatë Liqeneve të Rillës?

Foto: arkiv

Loti, Syri, Veshka, Binjaku, Tërfili, Liqeni i Peshkut dhe Liqeni i Poshtëm - jo, nuk do të flasim  për anatomi ose biologji. Do të flasim pak për magjinë, të cilën vetëm natyra mund ta krijojë, kurse ne njerëzit, në synimin tonë të mund ta zbusim, shpesh herë e shkatërrojmë. Këto janë emrat e Shtatë liqeneve të Rillës - ato janë mes kureshtjeve më të shkëlqyera natyrore në Bullgari, të bashkuara në “territorin e mbrojtur” që nga viti 1992. Më të vizituar nga turistët (shumë prej tyre të huaj) janë muajt korrik dhe gusht, që është e lidhur dhe me pritjen dhe kremtimin e Vitit të Ri Diellor nga pasuesit e mësuesit Petër Dënov. Çdo vit në fund të muajit korrik të ashtuquajturat “dënovistë” nga i gjithë vendi si dhe nga jashtë fillojnë ndërtimin e një kampi, në të cilin qëndrojnë gjatë tre javëve më pas. Më 17 gusht, sipas traditës organizohet spastrimi i të gjithë rajonit rreth liqeneve dhe më 19 gusht është vallëzimi i shquar me rroba të bardha Paneuritmi rreth Veshkës.

Një pjesë e rrugës turistike evropiane E4 kalon nëpër Shtatë Liqenet e Rillës. Që të lehtësojë turistët dhe për të bërë kontaktin me vendin më të arritshëm dhe të rehatshëm, gjatë verës së kaluar shteti bullgar ndërmori të ashtuquajturin “renovim” të rrugicave turistike në rajonin e Shtatë liqeneve të Rilës, në bazë të projektit “Një menaxhim i qëndrueshëm i parkut kombëtar “Rilla”-faza e dytë, të financuar në bazë të Programit Operativ “Mjedisi” 2014-2020” për afro 7,5 milionë leva. Por, vetëm disa javë pas fillimit,  rinovimi i trotuareve dhe i kangjellave në shtigjet turistike u ndalua nga zyra e prokurorit dhe e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujit, pasi në rrjetet sociale dolën fotografi të ekskavatorëve dhe makinerive të rënda në liqenin e Veshkave.

Remontet dhe gërmimet në rrugë po vazhdojnë dhe tani, pohojnë turistët, të cilët kanë qenë atje gjatë ditëve të fundit. Tek liqenet po punohet tanimë më shumë se një muaj, tha për Radion Kombëtare Bullgare Bozhidar Dokin nga Ekipi i Shpëtimit - Dupnica. Transportimi i materialeve ndërtimore bëhet vetëm me kuaj, kurse nga roja e Parkut Kombëtar “Rilla” ndiqet që të mos të përdoret teknikë e rëndë gërmimi, është kategorik ai.


Tani po ndërtojnë rrugicën e cila niset nga shtëpia e pushimit “Liqenet e Rillës” në drejtim të liqenit Veshka dhe gjatë kushteve të përshtatshme do të vazhdojnë ndërtimin e rrugicës nga liqeni i shtatë drejt liqenit Veshka.”

Tanimë janë shtruar rreth 300 metra rrugica, është montuar dhe një pjesë e kangjellave të projektit. Alpinisti dhe ambientalist nga qyteti Kjustendill inxhinieri Sevdalin Atanasov është kategorik se nuk duhet të ketë rrugica deri tek Shtatë liqenet e Rillës:

Të urbanizosh deri më 2500 metra në mal - kjo për mua është një krim”. E ngjashme është dhe pozita e Maja Shtërbanovës , korrespondente e BNR në qytetin Dobriç.

Shtatë Liqenet e Rilës për mua nuk janë një atraksion. Ato janë një çudi e natyrës, për fat të mirë nga të shumtët me të cilët jemi të pajisur këtu, në Bullgari. Për herë të parë i vizitova përpara 3 vjetëve, atëherë akoma nuk ishte marrë vendimi të kryhet i ashtuquajturi “fisnikërim”. Për mua e gjithë veprimtaria lart zgjon njëkohësisht dhe hutim dhe indinjatë. Nëse do të donim të shëtisnim nëpër rrugica, të mbështeteshim nëpër kangjella, do ta bënim nëpër parqet në qytet. Lart, në një lartësi mbi 1800 metra çdo një do që të harrojë për civilizimin, të shkëputet edhe për disa orë të numëruara prej tij. Me të vërtetë për mua është gjë indinjuese dëshira jonë këmbëngulëse që të lemë shenjën tonë njerëzore kudo - komenton Maja Shtërbanova. Për mua ky projekt është një nga gjërat, për të cilin ne nuk mund të mbetemi indiferentë. Ai duhet të ndërpritet, dhe sesi do t’i kërkojmë falje natyrës, mbase nuk do ta kuptojmë asnjëherë”.

Në të njëjtën kohë “zbutja” e natyrës në malin Rilla do të vazhdojë. “Nëpër të gjithë botën ka rrugica të tilla dhe pajisje - më në fund erdhi koha që kjo të ndodhë dhe tek ne, të ekzistojnë tek liqenet” është një nga komentet e fundit mbi kazusin e kryetarit të bashkisë të Sapareva banjës Kalin Gelev, nën  juridiksionin e të cilit është pika referuese natyrore.

Më shumë për historinë e Shtatë Liqeneve të Rillës mund të mësoni këtu:

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES, Sevdalin Atanasov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD