Gjatë viteve të fundit bashkësia e dronëve për gara në Bullgari po shtohet me ritme të shpejta. Në këtë është i bindur Anton Pulijski, kryetar i Bashkimit të shoqërisë së dronëve në Bullgari. Kurse në drejtësinë e fjalëve të tij do të mund të bindemi dhe që të gjithë ne gjatë kësaj të shtune dhe të diele, gjatë kohës së edicionit të katërt të garës me dronë fluturues MultiGP Varna 2021, në kuadrin e projektit Drone Arena. Mikpritës i iniciativës është parku Asparuhov në qytetin Varna, që do të lejojë një distancë të mjaftueshme midis pjesëve të veçanta, si dhe mes publikut, në përgjigje të kërkesave kundra epidemiologjike në vendin tonë.
Kurse organizatorët e MultiGP Varna 2021 premtojnë se në garë do të shikojmë disa nga pilotët më të mirë nga Bullgaria. Mjerisht për shkak të situatës së vazhdueshme epidemiologjike me Covid-19, në edicionin e sivjetshëm nuk do të ketë një pjesëmarrje ndërkombëtare, por çdo një i cili ka dëshirë, por jo dhe mundësi të marrë pjesë personalisht, mund të ndjekë garën online. Një nga qëllimet kryesore të shfaqjes është të mund të tërheqë interesin e një publiku gjithnjë e më të gjerë ndaj këtij sporti, kurse shumë shpejt përsëri të vijnë dhe sportistë prej shteteve të tjera.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..