Bullgari Josif Milladinov bëri një notim historik në Tokio dhe me kohën 51.06 sekonda u klasifikua për finalet 100 metra flutur. Bullgari 18 vjeçar mbeti i dyti në serinë e tij. Para tij u radhit vetëm ukrainasi Krishtof Millak me 50.37 sekonda.
Kështu për herë të parë pas 33 vitesh Bullgaria u klasifikua për finalet olimpike të notit.
Finalet në disiplinë janë ditën e shtune, më 31 korrik, në orën 04.30, orë bullgare.
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..