Sot, Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova feston një çerek shekulli të fitimit të arit olimpik në koleksionin e saj. Ngjarjet nga data 3 gusht 1996, të cilat kanë rastisur gjatë natës së zjarrtë përpara 85 000 spektatorëve në “Stadiumin Centennial “në Atlanta janë mes më dramatiket dhe të lavdishmet në historinë e sportit botëror dhe bullgar. Për lojërat Atlanta 1996, mbajtësja e rekordeve botërore në kërcimin së larti Stefka Kostadinova niset me kuptimin e qartë se, ky është shansi i saj i fundit për një titull olimpik. Përsëri ajo është një hegjemone absolute - mbërrin në Shtetet e Bashkuara, pasi 20 herë kapërcen 205 centimetra, derisa që të gjithë të tjerët për të gjitha kohërat e kanë bërë atë vetëm 5 herë. Megjithë epërsinë e 11 viteve të fundit, ajo është e vetëdijshme se nuk do të jetë e lehtë, por është absolutisht e gatshme të bëjë gjithçka për të përqafuar ëndrrën e saj.
Kualifikimet kalojnë pa probleme me vend të parë në grup dhe asnjë faull. Por, në final fati i sjellë pengesën e papritur të radhës në personin e grekes Niki Bakojani, e cila bën garën e saj të jetës. Dhe përsëri, ashtu si përpara 8 vjetëve, kur në Seul Kostadinova mbetet e dyta, lartësia 203 centimetra rezulton të jetë rubikoni. Deri më 201 centimetra Stefka, Bakojani dhe Inga Babakova ecin në paketë, ku bullgarja dhe ukrainasja janë në krye sepse nuk kanë gabime. Në 203 centimetra Babakova bie nga gara, por Bakojani nga prova e tretë e përmirëson rekordin grek...Stefka po kështu i kapërcen 203 centimetrat akoma gjatë provës së parë dhe akoma është në krye. Shkopi ngrihet në 205 centimetra - këtu grekja dorëzohet, kurse Kostadinova kapërcen lartësinë me sukses dhe tanimë askush nuk mund t’i marrë floririn.
9 vjet pasi vendos rekordin e patejkalueshëm botëror në kërcimin së larti (209 centimetra në Romë) Stefka Kostadinova shton në koleksionin e saj prej medaljeve dhe dekoratën e vetme, e cila i mungon. Me floririn në Atlantaa sportistja bullgare e atletikës së lehtë hyn në klubin e të famshmëve botërorë dhe u bë një nga më të mëdhatë në historinë e sportit.
Redaktore: Elena Karkallanova/në bazë të materialit të BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..