Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse është e nevojshme, Bullgaria do të kërkojë ndihmë ajrore zjarrfikëse nga nga BE-ja

Foto: arkiv

Kryeministri në detyrë Stefan Janev nuk përjashtoi mundësinë që Bullgaria të kërkojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në vend përmes mekanizmit evropian. Në Parlament Janev tha se vendi aktualisht ka një helikopter për të shuar zjarret në pyje dhe brenda dhjetë ditësh do të disponojmë akoma dy helikopterë të tjerë.

Tani për tani lufta kundër zjarreve do të jetë vetëm nga toka, dhe aviacioni do të përdoret vetëm në zonat më të rrezikuara. Për momentin nuk ka zjarre të pakontrolluara, tha drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë kundër Zjarreve, Kryekomisari Nikollaj Nikollov. "Jemi në pritje që të fryjë një erë e fortë në Bullgarinë Perëndimore, gjë që do ta komplikojë shumë situatën," shtoi Nikollov.


Më shumë nga rubrika

Universiteti Agrar në Plovdiv

Në Plovdiv hapet qendra bullgaro-kineze për trajnimin bujqësor

Një qendër trajnimi bullgaro-kineze hapet në Universitetin Bujqësor në Plovdiv. Qëllimi i projektit, i quajtur LuBanWorkshop, është të promovojë bashkëpunimin midis universiteteve dhe bizneseve bujqësore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore..

botuar më 21-10-15 5.22.MD

Bullgaria paraqiti Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në KE

Komisioni Evropian mori Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nga Bullgaria, në të cilin vendi ynë kërkon një grant prej 6.6 miliardë euro. Plani bullgar është i strukturuar rreth katër shtylla - Bullgaria novatore, e gjelbër, e lidhur dhe e..

botuar më 21-10-15 4.48.MD

Pritet një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet e 14 nëntorit

55.2 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote janë të bindur se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare më 14 nëntor. Kjo tregon një studim të “Sova Harris” të bërë deri më 12 tetor me porosi të faqes “DIR BG”...

botuar më 21-10-15 2.52.MD