500 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit krahasuar me 429 në 24 orët e mëparshme. 2.7% e 18 652 testeve të kryera janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri i pacientëve të regjistruar aktivë u rrit në 9921 nga 9482 ditë më parë. 935 pacientë u shtruan në spital në krahasim me 955 një ditë më parë. 89 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 14 persona kanë vdekur me Covid-19 të konfirmuar. 47 janë shëruar. 12 520 vaksina u dhanë të enjten. 1 027 377 persona kanë përfunduar imunizimin. Sipas statistikave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, incidenca e koronavirusit në Bullgari për 2 javët e fundit (deri më 1 gusht) është 31.40 për 100 000. Për periudhën e mëparshme - 12-25 korrik, ajo ka qenë - 17.61. Vdekshmëria aktualisht mbetet e ulët - 5.90 për 1 milion.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..