Të njëjtat 6 parti, të cilat janë në Legjislaturën e 46 -të të Kuvendit Popullor, do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm po të zhvillohen zgjedhje të reja të parakohshme, tregon një studim i Qendrës Kërkimore “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”.
Me 0.8% GERB-SDS është përpara forcës së tanishme të parë politike "Ka një popull të tillë" (ITN). Ata janë të dytët me 21.6%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Bullgaria Demokratike marrin respektivisht 14.5% dhe 14.1% mbështetje. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) ka pak më shumë se 10% mbështetje, dhe "Ngrihu.BG! Ne po vijmë! ” merr 4.4%.
Sondazhi është bërë nga 23 deri më 30 korrik. Qeveria e përkohshme po rrit mbështetjen për punën e saj. Në korrik 40% e të anketuarve kanë pasur një vlerësim pozitiv të punës së saj dhe 42% një vlerësim negativ. 50% vlerësojnë pozitivisht politikën e Presidentit, ndërsa 32% nuk e miratojnë.
Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...