Më 7 gusht 1981 në orën 13:35, nga hapësira kozmike “Plaseck” në Rusi u lëshua sateliti i parë artificial bullgar "Interkozmos Bullgaria – 1300. Ai është i njohur gjithashtu si "Interkozmos 22", dhe lëshimi i tij në orbitë i është kushtuar 1300 vjetorit të themelimit të shtetit bullgar.
Sateliti është një prodhim vendas, i zhvilluar nga Instituti për Studime dhe Teknologji Kozmike në Akademinë Bullgare të Shkencave, bazuar në platformën për satelite “Meteor”, dhe peshon 1.500 kg. U lëshua në një orbitë pothuajse polare me një lartësi prej rreth 900 km, me një kompleks prej 11 instrumentesh shkencore bullgare për matjen e plazmës dhe studimin e ndërveprimeve jonosferike-magnetosferike, si dhe me një reflektor lazer për matjet gjeodezike.
Dy vjet më parë vendi ynë pati një sukses tjetër të madh kozmik - në bordin e anijes kozmike “Sojuz 33”, më 10 prill 1979, kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov fluturoi në kozmos. Së bashku me rusin Nikollaj Rukavishnikov ai kaloi dyzet e shtatë orë dhe një minutë në orbitën e Tokës.
Bullgaria është vendi i gjashtë në botë me astronautë të vet në hapësirën e jashtme dhe i treti që krijon ushqim në kozmos.
Mund të lexoni më shumë për arritjet kozmike bullgare në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë - “Kozmonauti Aleksandër Aleksandrov: Që të kemi kozmonaut të tretë na duhet të kemi një ekonomi të fortë”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..
Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..