Më 6 gusht, gjatë vitit të largët 1878, është krijuar organizata e parë joqeveritare në Bullgari - Bashkimi Bullgar i Gjuetisë. Përkujdesja e tij e parë ishte miratimi i legjislacionit të gjuetisë dhe krijimi i ligjit të parë të mbrojtjes së natyrës në Bullgari, i cili vendos rregulla të rrepta në gjueti. Në historinë e vet 123 vjeçare, organizata e gjuetarëve ka kaluar përmes sprovave të shumta dhe pavarësisht nga të gjitha arrin të ruajë traditat në mbrojtjen dhe pyllëzimin e pyjeve dhe kujdesin për bio-diversitetin. Sipas traditës Bashkimi i Gjuetarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari e shënon këtë ditë me shfaqje të ndryshme:
“Sivjet zgjodhëm që përvjetori ynë të kalojë nën moton “Për një botë më të pasur ujore” - ve në dukje në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë, inxhinieri Vasill Vasilev , kryetar i Bashkimit Kombëtar.
Organizata jonë nuk është vetëm për gjuetarët. Gjatë viteve të fundit shteti u ka borxh veçanërisht peshkatarëve amatorë, sepse nuk bëhen asnjë lloj përpjekjesh për mbrojtjen, ruajtjen dhe pasurimin e pasurisë së veçantë të lumenjve bullgarë dhe të çdo lloj rezervuarëve të tjerë. Kjo është arsyeja që ne të peshkojmë në disa lumenj në zonën e qytetit Peshtera (ultësira e Trakisë së Epërme, në një afërsi me qytetet Batak dhe Bracigovo) që të mund të vëmë aksentin mbi këto probleme. Në këtë veprimtari do të përfshihen dhe fëmijë nga qyteti. Ata janë urë midis përpjekjeve tona për mbrojtjen e natyrës, si vazhdues të veprimtarisë sonë”.
Murtaja afrikane tek derrat asgjësoi një pjesë të madhe të popullatës së derrave të egër në dy të tretat e territorit bullgar, kurse kriza rreth pandemisë me Covid-19 kufizoi seriozisht mundësitë për një turizëm të gjahut dhe nga jashtë.
“Shpresoj që tani, nëse nuk ndodhemi në pragun e valës së katërt, e cila përsëri të imponojë shtrëngimin e regjimeve, të kemi dhe një treg ndërkombëtar - shënon inxhinieri Vasilev. Gjithsesi këto janë të ardhura dhe një reklamë shumë të mirë për Bullgarinë, jo vetëm si një destinacion gjuetie, por edhe si një destinacion thjesht turistik. Nëse partnerët tanë të huaj nuk mund të vijnë , një pjesë e madhe e gjuetarëve tanë që gjuajnë nëpër botë do të kenë mundësi ta bëjnë këtë në Bullgari.“
Për shkak të mungesës së derrave të egër, gjuetarët kanë frikë se gjuetarët e paligjshëm të mos të synojnë drerin e kuq, sorkathen dhe drerin lopatar. Prandaj shpresojnë të ketë një kontroll më të përpiktë nga ana e shtetit. Shumë pak e dinë se akoma gjatë vitit 1931 gjuetarët marrin përsipër mbrojtjen e specieve të gjuetisë siç është ariu, me idenë e ndalimit të gjuetisë së arinjve. Por, pavarësisht nga kjo, në kushte të caktuara lejohet gjuajtja e saj:
“Nga njëra anë ariu është një specie e mbrojtur, kurse nga ana tjetër - është një kafshë territoriale. Prandaj më të fortit i shtyjnë më të dobëtit në periferi. Kjo jep mundësi që ta takojmë në fshatrat malore dhe në fshatrat gjysmë malorë, në afërsi me kosheret, të sulmojnë kosheret e kështu me radhë. Nga ana tjetër ariu është një specie konfliktesh dhe e ndan territorin e vet me njerëzit, të cilët jetojnë në afërsi dhe është në konkurrencë me ta në vargun ushqimor. Kur lind një konflikt i tillë, mjerisht, specia që humbet është ariu. Edhe nëse shoqëria dhe shteti bëjnë gjithçka që është e mundur për të mos qëlluar ariun, kur njerëzit lokalë nuk kanë mekanizma për të mbrojtur veten, ata përdorin vetë - gjymtimin me kafshën. Kurse kjo, mjerisht çon deri në vrasjen e jo një por, të më shumë arinjve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina Grigorova, slrb.bg, Facebook /@lovIribolovBulgariaMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..