Opera “Aida” nga Xhuzepe Verdi, “Karmen – Suitë” nga Zhorzh Bize, baleti “Liqeni i Mjellmave” nga Pjotër Iliç Çajkovski dhe “Bolero” nga Moris Ravell janë pjesë e programit të festivalit të sivjetshëm veror “Opera në majat” – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, i cili vazhdon deri më 15 gusht. “Opera në majat” është pjesë e ideve avangarde të akademikut Pllamen Kartallov, regjisor dhe drejtor i Operës dhe Baletit të Sofjes. Disa prej festivaleve më të famshme të realizuara prej tij në Sofje janë Opera në Shesh, Opera në Park dhe projekti i tij më i ri “Muzat mbi ujë”, i cili mbahet në liqenin artificial Pançarevo afër Sofjes. Idetë e tij inovative skenike lidhen me realizimin e shfaqjeve operistike në mesë të këndeve të bukura në natyrë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..