Në qytetin Jamboll filloi një fushatë për grumbullim nënshkrimesh për ruajtjen e "Mini Marica Iztok" dhe centralin termik elektrik "Marica Iztok-2". Fushata u organizua nga sindikata “Podkrepa” dhe këmbëngul për fillimin e bisedimeve mbi Planin e Qëndrueshmërisë dhe Zhvillimit në seksionin e energjetikës.
Në Facebook, kryetari i Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve, Kirill Domusçiev, kërkoi dorëheqje në menaxhimin e sektorit të energjetikës bullgare për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. "Që nga fillimi i gushtit, Bullgaria ka energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë," tha Domusçiev, duke vënë në dukje se në të njëjtën kohë vendi eksporton energji elektrike me çmime më të ulëta se ato në bursë. Që të ketë spekulim me çmimet, në vend po punon nën gjysma e kapacitetit energjetik, shpreh pakënaqësinë e vet biznesi.
Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..
“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..
Shefi i misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jean-François Dauphin, prezantoi rezultatet e monitorimit të ekonomisë dhe sistemit financiar bullgar. Misioni i fondit filloi më 6 mars dhe përfundon sot, 19 mars. “Aderimi..