782 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit ose me 23 më pak se të mërkurën. 4.3% janë testet pozitive nga gjithsej 18 166 teste të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përqindja mbetet e pandryshuar nga një ditë më parë. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Sofje -161, Plovdiv -89 dhe Burgas -78.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 12 577 dhe për 24 orët e fundit numri i tyre është shtuar me 547 të infektuar. 1222 pacientë u shtruan në spital, në krahasim me 1207 një ditë më parë. 108 pacientë janë në kujdesin intensiv, krahasuar me 101 të mërkurën. Numri i të vdekurve me Covid-19 të konfirmuar të mërkurën është 18. 217 njerëz u shëruan nga virusi.
12 322 vaksina u dhanë të mërkurën. 1 056 193 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me..