Në afërsi të Manastirit të Trojanit, në fshatin Oreshak më se 100 mjeshtër nga mbarë vendi prapë mblidhen për Panairin Tradicional të Zanateve i cili zgjatet nga 13 deri më 15 gusht, njoftojnë organizatorët. Panairi daton nga gjysma e dytë e sekullit 18, kur pranë mureve të manastirit zanatçinj nga mbarë vendi treguan dhe shitën veprat e tyre. Me vitet panairi u kthye në një nga më të mëdhenjtë në Bullgari, ku mjeshtër zejtarë njiheshin me punën e kolegëve të tyre. Gjatë ditëve të pushimit në fundjavë vizituesit do të kenë mundësi të përfshihen në punimin e veprave, karakteristike për rajonin. Parashikohet dhe një program muzikor, si dhe degustim të gjellëve tradicionale bullgare.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..