1301 raste të koronavirusit janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 29 690 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.4% e mostrave janë me rezultat pozitiv. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 270, në Plovdiv - 182 dhe në Veliko Tërnovo - 88. 1658 pacientë janë shtruar në spital. 145 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 32 persona vdiqën ndërsa 246 u shëruan në harkun e shënuar kohor. 15 757 janë raste aktive. Dje u dhanë 9 143 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në më shumë se 2.1 milion. 1 079 266 persona janë imunizuar me të dyja dozat.
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..
Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me..