Deputetët miratuan në leximin e parë azhurnimin e sigurimeve shoqërore shtetërore, përmes të cilit pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% nga 1 tetori 2021, për pensionet më të ulëta do të ketë një shtesë të veçantë që të barazohen me kufirin e varfërisë.
148 persona votuan “pro” aktualizimit, një - "kundër" dhe 48 abstenuan, vuri në dukje reporterja e BNR Marta Mlladenova.
Gjatë diskutimeve, deputetja nga "Ka një popull të tillë" (ITN) Mika Zajkova propozoi që pensioni minimal të jetë 189 EUR, në vend të 174 eurove të planifikuara. Ajo kritikoi idenë që pensionistët me pension minimal të marrin një shtesë sociale që të barazohen të ardhurat e tyre me kufirin e varfërisë.
Për momentin, pensionistët me pension minimal marrin 179 euro në muaj, 26 euro nga të cilat janë një shtesë.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..