Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

P.I.F. me një koncert në "Apolonia" në kujtim të Dimos

P.I.F.
Foto: apollonia.bg

"Dueli" është një këngë nga P.I.F. 5 - albumi i pestë i grupit me të njëjtin emër. "Dueli" është gjithashtu pjesë e albumit me këngë të përmbledhura, i cili u përgatit nga Ivan Vellkov (kitarë), Martin Profirov (bateri) dhe Hristo Mihallkov (bas). Ata e bënë atë pasi Dimo ​​Stojanov, i katërti në grup, frontman dhe themelues i P.I.F., nuk arriti të fitojë betejën kundër Covid-19, dhe vdiq në moshën 45 vjeç.

Të tre janë gati edhe me albumin “P.I.F. 6 ”, i cili përmban këngët e fundit të incizuara nga Dimo.

Më 2 shtator, si pjesë e Festave të Arteve “Apolonia”, interpretues të famshëm bullgarë të muzikës pop dhe rock do të japin një koncert në kujtim të muzikantit të dashur. Videoja e këngës “Dueli”, e regjistruar katër vjet më parë, por e përfunduar muajt e fundit, gjithashtu u publikua kohët e fundit.

"Dhe dueli fillon ... Kush do të fitojë? Ose Jeta, ose Vdekja” është refreni që përsëritet në këngë. Muzika dhe teksti janë të Dimo ​​Stojanovit.


Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD