Rritet çmimi i gazit natyror me gati 20.5 për qind që nga 1 shtatori. Këtë e vendosi rregullatori energjetik. Kështu, këtë muaj karburanti blu do të kushtojë 69 leva dhe 40 stotinka (35.50 euro) për megavat orë pa tarifa dhe taksa. Drejtori ekzekutiv i Bullgargaz-it Nikollaj Pavllov shpjegoi shkaqet për rritjen. “Gjatë gjithë vitit 2021, ne po shohim një tendencë të rritjes së çmimeve. Kjo rritje vërehet jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, dhe Bullgaria nuk mund të mbetet e paprekur nga këto procese”, tha Pavllov.
Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..
Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat..