Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Ruse - pikë ndalimi e një treni të posaçëm në të gjithë Evropën

Foto: arkiv

Qytetet bullgare janë një pjesë nga itinerari, nëpër të cilin do të kalojë treni-expres “Lidhja me Evropën”. Tojo do të bëjë një turne pesë-javore nëpër Kontinentin e Vjetër. Fillimi i udhëtimit qe nga stacioni në Lisbonë më 2 shtator.

Me një destinacion përfundimtar në Paris dhe një ndalesë në Lubjanë, treni lidh simbolikisht presidencat, portugeze, sllovene dhe franceze, të Këshillit të Bashkimit Evropian. Itinerari përfshin ndalesa në mbi 100 qytete evropiane, mes të cilave kryeqyteti bullgar Sofja dhe qyteti Danubian-Ruse. Ngjarje të ndryshme janë të parashikuara përgjatë rrugës, ku adhuruesit e transportit hekurudhor mund të ndjekin debatet dhe diskutimet, të cilat zhvillohen gjatë kohës së udhëtimit sa i përket politikës së Bashkimit Evropian në fushën e infrastrukturës dhe roli i rrjetit të transportit trans-evropian (TEN-T). Ato do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të iniciativës, njoftuan nga Komisioni Evropian. Shkaku për iniciativën  është viti aktual evropian i transportit hekurudhor.

 Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD