Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dhe Tirana presin që Bullgaria të zhbllokojë rrugën e tyre drejt BE -së

Gjatë Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu shpresën se pas raundit të tretë të zgjedhjeve parlamentare Bullgaria do të jetë në gjendje të formojë një qeveri, pas së cilës procesi i integrimit evropian i Maqedonisë Veriore do të zhbllokohet. Ai tha se shpreson për një vendim pozitiv për vendin e tij në fund të Presidencës Sllovene të Këshillit Evropian në dhjetor, transmetoi BGNES.

Edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cituar nga BNR Horizont, i kërkoi Bullgarisë të heqë veton e saj mbi negociatat me Maqedoninë e Veriut. Gjatë diskutimeve në forum Rama ia drejtoi Presidentit Rumen Radev kërkesën që bullgarët të mos jenë aq evropianë, por më tepër ballkanas dhe ta hapin rrugën.

Tirana dhe Shkupi po ecin së bashku “në një paketë” në rrugën drejt integrimit në BE. Me refuzimin e Bullgarisë për t’i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, në fakt po vështirësohet edhe rrugëtimi i Shqipërisë.

Mevlüt Çavuşoğlu: Duhet të mbështetet një administratë gjithëpërfshirëse në Kabul

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlutha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë në unitet dhe solidaritet me Afganistanin dhe të shtojë përpjekjet e tij mbështetëse, njoftoi Radio Televizioni Turk. Kështu, sipas Çavuşoğlu, përhapja e valës së refugjatëve mund të shmanget. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” me rastin e ardhjes së talebanëve në pushtet në Afganistan, Çavuşoğlu tha se nuk duhet të lejohet  që vakumi i pushtetit të kërcënojë sigurinë dhe jetën e njerëzve. "Duhet të mbështetet një administratë e përbashkët, ku do të përfaqësohen të gjithë afganët, që të ketë paqe të qëndrueshme në Afganistan," tha ai.

Në një takim me Nën-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Çështjet Humanitare Martin Griffiths, zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin përsëriti se Turqia nuk mund të përballojë valën e re të imigrantëve dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përgjegjësi urgjente dhe vendimtare.

Kosova mirëpriti refugjatët e parë nga Afganistani

Grupet e para të refugjatëve nga Afganistani mbërritën në Prishtinë me një aeroplan ushtarak amerikan, transmetoi RTS. Midis tyre ka fëmijë dhe njerëz të moshës së mesme. Ata u pritën në Aeroportin e Prishtinës nga Ambasadori amerikan Philip Kosnett, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Për refugjatët janë siguruar ekzaminime mjekësore dhe vaksina kundër Covid-19. Pritet që në Kosovë të mbërrijnë gjithsej rreth 2000 refugjatë. Shtetasit afganë, që kanë punuar për NATO-n, dhe familjet e tyre do të qëndrojnë përkohësisht në shtetin ballkanik derisa të marrin dokumente qëndrimi afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Ata do të vendosen në një kamp pranë bazës ushtarake amerikane Bondsteel pranë Ferizajt (Uroshevac).

Serbia hapi spitalin e tretë të specializuar të koronavirusit

Një spital i ri për mjekimin e koronavirusit me një kapacitet mbi 600 shtretër u hap në Novi Sad. Ky është spitali i tretë i tillë i specializuar në Serbi, pas atyre në Beograd dhe Krushevac, raportoi BGNES.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në hapje se në ndërtimin e spitalit janë investuar 3.9 miliardë dinarë (rreth 33 milionë euro) dhe akoma 17 milionë dinarë (144 000 euro) në pajisje, duke siguruar një nivel të lartë të shërbimit. Pas epidemisë Covid-19, objekti shëndetësor i Novi Sadit pritet të bëhet një spital i përgjithshëm.

Bota humbi një legjendë

Greqia shpalli tre ditë zie në kujtim të kompozitorit Mikis Teodorakis, i cili vdiq në moshën 96 -vjeçare. Pas shpalljes së lajmit të trishtuar, qindra njerëz u mblodhën para shtëpisë së Teodorakisit në Athinë. Mjekët, të cilët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, ulën flamujt dhe kënduan këngët e tij. "Sot ne humbën një pjesë të shpirtit të Greqisë," tha Ministrja e Kulturës Lina Mendoni, dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis shpalli tre ditë zie.

Për grekët Teodorakis nuk ishte vetëm një kompozitor i madh, por ishte gjithashtu një politikan që arrinte të bashkonte të gjithë në momentet e tensioneve kombëtare, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Greqi Katja Peeva.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Reuters, srbija.gov.rs, german-documentaries.de

Më shumë nga rubrika

Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD

Radan Kënev për Parlamentin e ardhshëm Evropian dhe debatin e vonuar evropian në Bullgari

Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..

botuar më 24-03-26 7.30.PD
Kirill Petkov

Kirill Petkov: Marrëveshja është arsyeja e dështimit të negociatave

Drejtuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria Demokratike” (PP-DB) nuk kanë dalë ende me një koment zyrtar pas vendimit të kandidates për kryeministre të GERB, Maria Gabriel për të hequr dorë nga mandati i saj për të formuar një kabinet, e cila..

botuar më 24-03-25 2.33.MD