Në një ceremoni zyrtare më 7 shtator, Presidenti Rumen Radev dorëzoi Shenjen e Nderit të Kryetarit të Shtetit atletëve bullgarë që fituan medalje në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio.
Dekorata për arritjet e jashtëzakonshme në sport dhe për titujt olimpikë, për mbështetjen e talenteve të rinj dhe për një kontribut të madh në lavdinë sportive të Bullgarisë morën mbajtësit e medaljeve të arta Ivet Goranova - karate, Stojka Krësteva – boks dhe ansambli i gjimnastikës ritmike në përbërje Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madlen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zamfirova. Do të dekorohen edhe mbajtësit e medaljeve të argjende Antoaneta Kostadinova – qitje, Hristijan Stojanov dhe Ruzhdi Ruzhdi – atletikë e lehtë, si dhe mbajtësit e medaljeve të bronzta Tajbe Jusein dhe Evelina Nikollova – mundje.
Në fjalimin e tij drejtuar tyre, kreu i shtetit vuri në dukje se lavdia olimpike e vendit tonë, e fituar nga breza të tëra të sportistëve, është e qëndrueshme dhe është një shkak krenarie për të gjithë shoqërinë tonë. Presidenti gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për trajnerët, udhëheqësit, specialistët, të afërmit dhe familjet e atletëve. Në emër të sportistëve të dekoruar gjimnastja Simona Djankova falënderoi për nderin, mbështetjen dhe besimin.
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..