Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Libër të mësoj, sukses të arrij"

Foto: BGNES

Dita e parë shkollore gjithnjë është një festë për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Edhe fëmijët e rritur të zhytur në problemet e tyre adoleshente emocionohen, zgjedhin me kujdes veshjet e tyre dhe natyrisht blejnë lule për mësuesit e tyre të preferuar. Kjo traditë është e shtrenjtë për ne trashëgimtarët e sotëm të brezave të tëra bullgarësh me një dashuri shekullore ndaj arsimit.

Dihet se shkollat bullgare në trojet tona u krijuan në shekullin e IX. Ato u themeluan nga Princi Boris pas ardhjes së nxënësve të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Gjatë sundimin osman pothuajse çdo vendbanim kishte shkollën e vet të mbështetur nga të gjithë në komunitetin sipas gjendjes materiale. Në vitet 30-të të shekullit XIX u shfaq i ashtuquajturi sistemi i mësimit të ndërsjellë, në të cilin për shkak të mungesës së mësuesve të mjaftueshëm, nxënësit më të përparuar mësuan fillestarët. Sidomos i madh është roli i shkollës për Rilindjen Kombëtare Bullgare, kur ajo ishte jo vetëm në vatër arsimore, por edhe kulturore. Në atë kohë mësuesit ishin edhe muzikantët, kompozitorët, shkrimtarët, artisët. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane (1878) shumë bullgarë studiuan në Rusi ose në universitete prestigjioze evropiane. Duke u kthyer në atdhe, disa prej tyre u bënë mësues. Ndër ta ishte edhe Stojan Beshkov. Ai lindi në qytetin Svishtov dhe mësoi muzikë te Janko Mustakov – krijuesi i korit të parë të përzier tek ne. Në vitin 1885 Beshkov u diplomua në shkollën muzikore në Odesë. Pas kësaj ai jepte mësime në qytete të ndryshme të Bullgarisë, dhe më gjatë në qytetin Vrana, ku ndër nxënësit e tij ishin Dobri Hristov (një nga kompozitorët e parë profesional tek ne) dhe Petër Rajçev (këngëtari i parë operistik bullgar me karrierë botërore). Stojan Beshkov krijoi muzikën e këngëve të mrekullueshme shkollore, megjithëse autorësia e tij për disa prej tyre nuk dihet gjerësisht. Ndër to është “Fëmijë e bukur” sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Edhe më sot kjo këngë është e dashur për breza të tëra dhe tingëllon ditën e parë shkollore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

"Nga këtu deri në përjetësi" me Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

“Nga këtu deri në përjetësi” do të na çojnë këngëtarja Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski – pianist, kompozitor dhe aranzhues. Kjo do të ndodhë me ndihmën e Big Band-it të BNR-së me dirigjent Antoni Donçev në një koncert më 21 mars, në orën..

botuar më 24-03-21 6.15.PD
Helmut Neumann

Skena në Veliko Tërnovo priti një premierë botërore të operës

Në skenën e Veliko Tërnovos u zhvillua premiera botërore e operës "Njerëzit e Borg" të kompozitorit austriak Helmut Neumann. Kjo është opera e parë 12-tonëshe e krijuar në këtë sistem harmonik, duke e bërë atë një eksperiment shkencor dhe muzikor..

botuar më 24-03-20 10.18.PD

Preferencat muzikore të bullgarëve janë të ndryshme, sipas një sondazhi të Agjencisë “Trend”

Preferencat muzikore ndryshojnë sipas vendbanimit, moshës dhe arsimit, sipas sondazhit të parë të qëndrimeve muzikore në Bullgari, të kryer nga agjencia Trend në fund të vitit 2023. Çdo javë 3/4 e bullgarëve dëgjojnë muzikë, përderisa 43për qind - çdo..

botuar më 24-03-18 6.35.PD