Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 20 000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Bullgari

Foto: Ani Petrova

458 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 9.7% e 4740 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Zakonisht statistikat e së hënës nuk janë përfaqësuese, sepse të dhënat nuk mblidhen kudo gjatë fundjavave. Ato hyjnë në statistikë që të martën.

Të infektuarit aktivë mbeten nën 40 000 dhe në fund të javës ata janë 38 734. 4.750 pacientë janë shtruar në spital. 391 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 1069 persona të infektuar u raportuan të shëruar. Në 24 orët e fundit, 43 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 20 000 veta dhe tani është 20 028 persona.

1697 vaksina u dhanë të dielën. Numri i përgjithshëm i dozave të injektuara tani është 2 463 666.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD