Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në 20°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të kemi mot me vranësira. Në mëngjes në disa vende mund të bjerë shi. Gjatë ditës retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° në Kepin Shablla deri në 20° në jug të vendpushimit “Sllënçev Brjag”. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22°, dhe lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Mbi malet do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 15°, në 2000 metra deri në 7°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 15°, dhe në Bansko deri në 18°.
Të mërkurën do të jetë e ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°. Do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje të dobëta shiu. Në pjesët më të larta të Rilla dhe Pirin do të bjerë borë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..