Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur solemnisht në Tërnovo, u festua në të gjithë vendin që në vetë ditën e shpalljes. Veçanërisht domethënëse ishte festa në qytetin tonë të Burgasit në Detin e Zi, ku për herë të parë tingëlloi Himni i Pavarësisë. Autori është Georgi Shagunov - dirigjent i Regjimentit të 24 -të të Këmbësorisë të Detit të Zi, një muzikant me një kontribut të madh në zhvillimin e orkestrës simfonike, koreve të ndryshme dhe për themelimin e operës në qytet.
Më 22 shtator 1908, i frymëzuar nga ngjarja e madhe, Shagunov krijoi si tekstin, ashtu edhe melodinë e Himnit. Bashkë me Orkestrën Frymore Ushtarake ata udhëtonin nëpër Burgas, e interpretonin Himnin, ndërsa njerëzit këndonin bashkë me ta.
Sidoqoftë, Himni i Pavarësisë mbeti i harruar për shumë vite. I gjetur në arkivat e kompozitorit, ai u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Incizimi që ju ofrojmë është realizuar nga Kori i Përzier dhe Orkestra Simfonike e BNR, autori i aranzhimit dhe dirigjent është Metodi Matakiev.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..