Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.
Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.
Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.
22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..