Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot festojmë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë

Foto: BGNES

Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.

Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ​​ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.

Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.

Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.

22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Vigjiljen e Theofanisë ortodoksët përgatiten për Bekimin e Madh të Ujit

Më 5 janar, në vigjilje të Theofanisë, në kishat ortodokse shërbehet Liturgjia e Shenjtë dhe bëhet Bekimi i Madh i Ujit. Rituali quhet Vodici nga populli. Dita quhet edhe Lartësimi Dimëror i Kryqit të Nderuar. Kjo festë mbyll ciklin e “ditëve të pista”..

botuar më 24-01-05 11.41.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal

Derdhja e lumit Kamçija fsheh mistere 7000-vjeçare

Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi ...

botuar më 23-12-25 7.30.PD

Thelbi i Ditës së Ignat Hyjmbajtësit është të ndjekësh pastërtinë e zemrës së një fëmije

Në kalendarin bullgar, Dita e Ignat Hyjmbajtësit është festë popullore dhe kishtare, e cila kremtohet nga Kisha Ortodokse Bullgare më 20 dhjetor . Ajo i kushtohet Shën Ignat Hyjmbajtësit, dishepull i Gjon Teologut dhe peshkop i Kishës së..

botuar më 23-12-20 8.10.PD