Kreu i partisë GERB Bojko Borisov tha se ai e ka kërkuar personalisht dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Elen Gerxhikov. Dje, Gerxhikov, i cili ka mbajtur postin për gati 10 vjet, njoftoi se po jep dorëheqjen për arsye personale.
Sot, në një takim me aktivistët e GERB në Plovdiv, ish-Kryeministri Borisov tha se Gerxhikov nuk e kryen mirë punën dhe "i ka lënë këshilltarët bashkiakë të ndjekin një karrierë në kurrizin e GERB".
Borisov është gjithashtu i pakënaqur me faktin se këshilltarët bashkiakë nga GERB nuk reaguan ndaj deklaratës së nismës "Shpëto Sofjen" se transporti publik i kryeqytetit do të falimentojë për shkak të menaxhimit të keq të kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..