Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Vjeshtë e ngrohtë në fund të javës

Foto: BGNES

Të shtunën do të jetë me diell. Në Bullgarinë Lindore do të ketë re të mesme dhe të larta. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e cila do të dobësohet deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 në 27 °, për rajonin e Sofjes - deri në 24 °.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell me re të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 22 ° në kepin verior Shablla deri në 23 ° në Varna dhe 24 ° në Burgas. Temperatura e ujit të detit është 21-22 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Malet do të jenë të këndshme për turizëm, moti do të jetë kryesisht me diell, me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë deri në 18 °, në 2000 m deri në 12. Në vendpushimet e Borovec temperaturat do të arrijnë 17 °, në Pamporovo - deri në 20, dhe në Bansko - deri në 24 °.

Të dielën temperaturat minimale do të jenë midis 9 ° dhe 14 °, dhe ato maksimale - midis 24 ° dhe 29 °. E hëna do të jetë akoma relativisht e ngrohtë për stinën e vjeshtës, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD