Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nove – mirësevini në qytetin legjendar antik pranë Svishtov

Foto: bulgariatravel.org

Shumë pranë qytetit port danubian Svishtov janë të shpërndara gjurmët e kampit legjionar romak Nove. Ai u themelua në vitin 45 pas Krishtit me urdhër të Perandorit Klavdij, dhe si shumë nga vendbanimet në vendin tonë, u ndërtua mbi rrënojat e një vendbanimi të mëparshëm trak.

Në të kaluarën legjioni i vendosur këtu mbronte territoret e pushtuara në Traki dhe Maqedoni nga sulmet e fiseve, që vinin nga Lindja. Prapa mureve të kështjellës ndodheshin shtabi ushtarak dhe spitali i kampit. Arkeologët zbuluan edhe rrënoja të godinave të banimit, banjës dhe kazermave. Jashtë murit të fortifikatës ndodhej vendbanimi civil. Me kalimin e mijëvjeçareve, qyteti antik ndryshonte pamjen e tij, u ndërtuan godina të reja, kisha, punishte të zanatçinjve. Kështu në shekujt V-VI, Nove u bë sëllia e Peshkopisë. Por deri në ditët tona nga madhëria e tij e dikurshme mbijetuan vetëm rrënoja të fortifikatave dhe të godinave.

Përderisa shëtisin në mes të gërmadhave turistët mund të përfitojnë një ide më të plotë se si dukeshin dikur kampi dhe ndërtesat përreth përmes një rikrijimi special kompjuterik.

Çdo vit qyteti antik Nove dhe qyteti pranë Svishtov janë organizatorë të Festivalit tradicional të Trashëgimisë Antike. Mijëra miq vijnë në rajon për të parë shfaqjet interesante të  betejave të gladiatorëve dhe programin e pasur kulturor të bashkisë.

Më shumë hollësi kureshtare për kampin legjionar romak mund të lexoni në materialin “Qyteti antik Nove kujton të kaluarën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: bulgariatravel.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

88 vjetori i lindjes së bilbilit të Trakisë – këngëtarja popullore Nadka Karaxhova

Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..

botuar më 25-03-14 6.40.PD

Dita e Shën Theodhorit – festa e cila i paraprin verës

Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..

botuar më 25-03-08 6.10.PD

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD