Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP mbështet presidentin dhe nënpresidentin për një mandat të dytë

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Ndryshimi do të ndodhë, ne kemi vuajtur në vazhdim të 5 vjetëve. Ne kemi luftuar pa ndërprerje për të ndryshuar modelin e vjetër, tha udhëheqësja e së majtës Kornelija Ninova pasi Partia Socialiste Bullgare /BSP/ u regjistrua në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e ardhshme më 14 nëntor.

Ninova theksoi se vendimi për të mbështetur çiftin kandidat presidencial Rumen Radev dhe Ilijana Jotova është përfundimtar. Ne nuk do të propozojmë kandidatë të tjerë, njoftoi Ninova. Ajo është e bindur se në parlamentin e ardhshëm nuk mund të formohet qeveri pa BSP.

29 shtatori është dita e fundit kur partitë dhe koalicionet mund të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet presidenciale dhe presidenciale që do mbahen më 14 nëntor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Para fillimit të vitit shkollor Fondacioni “Dhuro një libër” grumbullon fletore, atlete për edukimin fizik, çanta shkollore, si dhe çanta shpine plot me materiale edukative për shtëpitë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Fondacioni prej 14..

botuar më 24-09-11 12.01.MD

Aplikacioni elektronik për votim jashtë Bullgarisë është tashmë aktiv

Që nga 11 shtatori është aktivizuar aplikacioni elektronik për votim jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, transmeton BTA. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit jashtë vendit formohen në përfaqësitë tona diplomatike..

botuar më 24-09-11 10.58.PD

Dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në zgjedhje

11 shtatori është dita e fundit kur partitë dhe koalicionet deri në orën 17 mund të dorëzojnë dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në përfundim të kësaj periudhe,..

botuar më 24-09-11 9.23.PD