Petër Rallçev është një njeri i famshëm në mesin e fizarmonicistëve bashkëkohorë. Krahas nivelit të lartë të interpretimeve të tij, ai krijon gjithashtu një stil të vet novator, në përputhje me specifikat e traditës folklorike. Me improvizimet e tij të jashtëzakonshme dhe teknikën e shkëlqyer Petër Rallçev krijon piktura me tingull - një pasqyrim i ndjeshmërisë së tij muzikore. Që me shfaqjet e tij të para serioze ai shpejt fitoi popullaritet dhe njohje në vendin tonë dhe në mbarë botën. Shumë fizarmonicistë të rinj ndjekin drejtimet e tij instrumentale në zhanre të ndryshme: folklor, muzikë botërore, muzikë klasike, xhaz. Rreth një muaj më parë, Petër Rallçev mbushi 60 vjeç (ai lindi më 26 gusht 1961). Aftësia për të interpretuar muzikë të gjinive të ndryshme i detyrohet arsimit të tij në Shkollën Kombëtare për Arte Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv, ku që në vitin 1977 u bë mbajtësi i çmimit të parë të konkursit për talente të reja në Çirpan(Bullgaria Qendrore).
Fizarmonicisti i njohur tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë për fillimin e rrugës së tij muzikore:
“Kishte një fizarmonikë të vogël në shtëpi, një dhuratë nga të afërmit e prindërve të mi. Kushëriri im gjithashtu luante dhe në përgjithësi muzika popullore ishte e pranishme në çdo shtëpi. Pas shkollës muzikore në Pazardxhik, kur merrja pjesë në gara të ndryshme, u regjistrova në Shkollën Kombëtare për Arte Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv. Atje takova violinistin Georgi Janev, me të cilin filluam të luanim muzikë popullore, për të cilën edhe të dy kishim interes të madh. Krijuam së bashku repertorin tonë dhe kështu filloi zhvillimi ynë profesional".
Partneriteti i ardhshëm midis dy virtuozëve ka të bëjë me orkestrën “Orfeu” të krijuar me ide të tyre. Gjatë rritjes së tij profesionale, Petër Rallçev luajti muzikë me orkestra dhe solistë të famshëm bullgarë: Ivo Papazov – Ibrjama, Teodosij Spasov, Angell Dimitrov, Stojan Jankullov - Stunxhi, Pejo Peev, Jëlldëz Ibrahimova dhe të tjerë. Ai është gjithashtu një partner i dashur i interpretuesve të huaj gjatë turneve dhe pjesëmarrjeve të tij të shumta në festivale në SHBA, Kanada, Gjermani, Rusi, Hungari, Francë dhe të tjera.
"Mësimi i fizarmonikës nuk lidhet vetëm me një aspekt, por ka një prekje të zhanreve të ndryshme, dhe kështu pasuron kulturën muzikore - vazhdon muzikanti i njohur. - Kontaktet me muzikantë të ndryshëm janë një kënaqësi dhe sfidë e madhe, veçanërisht nëse ata i përkasin një gjinie tjetër dhe kemi pikëpamje të ndryshme. Kështu lindin projekte interesante. Çdo takim me auditorin që e vlerëson këtë muzikë është emocionuese.”
Kohët e fundit Petër Rallçev jep koncerte me treshen instrumentale "Rallçenitsa", bashkë me Atanas Urkuzunov – kitarë, dhe flautistin japonez Mie Ogura. Ai thotë se luan me frymëzim të njëjtë para publikut të huaj dhe atij bullgar.
"Desha të interpretoj akoma vepra të reja," tha virtuozi. - Më vjen mirë që ajo që kam bërë vlerësohet nga kolegët e mi, nga muzikantët që e studiojnë fizarmonikën. U uroj të gjithëve shumë suksese. Në "kozmosin muzikor" ne e kemi vendin tonë me muzikën bullgare ".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..