Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë kundër shkatërrimit të një monumenti bullgar pranë Prilepit të Maqedonisë së Veriut

Godina e MPJ-së së Bullgarisë
Foto: mfa.bg

Ministria e Jashtme Bullgare i dorëzoi një notë proteste kreut të përkohshëm të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Krëstevski. Sofja proteston kundër zëvendësimit të një monumenti historik bullgar në oborrin e kishës të fshatit Klepaç pranë qytetit të Prilepit. Monumenti i vojvodës Vellko Skoçivirçeto, i cili vdiq në vitin 1904, dhe tetë rebelët e tij u shkatërrua. Mbishkrimet në bullgarishten letrare janë hequr. Mbiemrat e viktimave janë ndryshuar në një monument të ri.

Pala bullgare po i kërkon Shkupit të restaurojë monumentin origjinal. Theksohet se ndryshimi i artefakteve historike është një përpjekje për t’u rishkruar historia dhe kështu shkelet Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit i vitit 2017.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD