Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë vendit mund të aplikojnë për të votuar më 14 nëntor

Foto: Ani Petrova

6 708 189 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 nëntorit. Ata janë shpërndarë në 11 643 seksione. Ndoshta votimi me makinë do të jetë me një kartë, tha Cvetozar Tomov, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Seksionet që do të hapen automatikisht për votim jashtë vendit janë aktualisht 671. Numri i tyre përfundimtar do të bëhet i qartë pas 19 tetorit, premtoi Tomov. Nga 30 shtatori deri më 19 tetor, bullgarët që jetojnë jashtë vendit që duan të votojnë më 14 nëntor mund të aplikojnë përmes faqes së internetit të KQZ -së.

10 parti dhe 2 koalicione janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare. 12 parti dhe 5 koalicione do të garojnë për president.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD