Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në prag të një fushate zgjedhore 2 në 1

Foto: BGNES

22 parti dhe 7 koalicione do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme për përbërjen e Legjislaturës së 47 të Kuvendit Popullor më 14 nëntor. Është e mundur që numri i tyre të pakësohet, pasi nënshkrimet e paraqitura për regjistrimin e tyre duhet të verifikohen. Më 13 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përcaktojë me short numrin të cilin do ta marrin partitë në votim, kurse më 15 fillon fushata parazgjedhore.  Ajo do të jetë mbi parimin “dy në një”, meqenëse në të njëjtën datë -14 nëntor, ne bullgarët  do të zgjedhim dhe kreun e shtetit. Përveç kandidaturës së  Rumen Radevit dhe Iljana Jotovës për president dhe nënpresident, të ngritur nga Këshilli Publik dhe tanimë të mbështetur nga formacionet e reja politike “Ka një popull të tillë” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, dhe po kështu dhe nga Partia Socialiste Bullgare e majtë, nominimet e shumicës së lojtarëve të tjerë kryesorë politikë nuk janë ende të qarta – GERB, “Bullgaria Demokratike” dhe “Lëvizja për të drejtat dhe liritë”.

Disa janë momentet kureshtare, të cilat meritojnë vëmendje dhe një analizë në këtë moment. Për herë të parë në historinë demokratike 30 vjeçare të Bullgarisë, në të njëjtën ditë do të përkojnë votimi për president  dhe nënpresident  dhe zgjedhjet parlamentare. Akoma nuk ka mendime kategorike nëse ky fakt do të forcojë aktivitetin zgjedhor, i cili në  votimin e fundit  për përbërjen e Kuvendit  Popullor  nuk mundi të kalojë 50% (42.19%).

Nga ana tjetër qëndron çështja se çfarë fitojnë partitë si GERB dhe “Bullgaria Demokratike”, të cilët u vonuan mjaftë me shpalljen e kandidaturave të veta për postin presidencial. Në këtë sfond, kandidaturat tanimë të njohura, ndër të cilat janë ato të liderëve të partive “ Vëzrazhdane”/ Rilindja/ dhe “Ataka” /Sulmi/ - Kostadin Kostadinov dhe Volen Siderov, këngëtarja popullore  Lluna Jordanova dhe ish zëvendëskryeministri në qeverinë e Dimitër  Popovit - Aleksandër  Tomov  parashikojnë që Rumen Radevi dhe Iljana  Jotova  pa pengesa të mund të arrijnë deri në raundin e dytë më 21 nëntor.

Ku dhe cilët janë kandidatët e partive drejtuese? - mbi këtë çështje gjykojnë analizatorët. Sipas Strahill Delijskit sjellja e partisë GERB është jo e logjikshme dhe jo respektuese ndaj zgjedhësve të tyre:

Strahill Delijski

“Ata afro dy 2 vjet po e sulmojnë presidentin Radev, por ne po vazhdojmë të mos të dimë se çfarë alternative po propozojnë kundërshtarët  më të mëdhenj  të udhëheqësit të tanishëm të shtetit.  Borisovi u ka borxh votuesve të tij dhe ai duhet të jetë kandidati presidencial i partisë GERB” - qe më se kategorik Delijski përpara Radios Kombëtare Bullgare.

Politologu rikujtoi po kështu se ashtu siç Partia Socialiste Bullgare përpara viteve, partia GERB po kështu gjendet në një krizë, nga e cila rrugëdalja e mundshme është pikërisht kandidatura e ish kryeministrit Bojko Borisov për president. Ai duhet të ndjekë shembullin e Georgi Përvanovit /president në periudhën e viteve 2002-2012/, i cili mundi të fitojë zgjedhjet  dhe të nxjerrë partinë e tij nga izolimi.

Kurse Georgi Kirjakov mbetet skeptik sesa fitimprurëse mund të jetë një lëvizje e tillë:

Georgi Kirjakov

“Borisovi  nuk do t'i kundërvihej Radevit  si kandidat presidencial nëse nuk do të ketë garanci të forta se do t'i fitojë këto zgjedhje.  Të mos të flasim se ka një refleks tek zgjedhësit, të cilët, nëse Borisovi i përballet Radevit , do të votojnë në masë kundra tij, pavarësisht nga fakti nëse e pëlqejnë ose jo Radevin.  Një pyetje e logjikshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve 2 në 1 është, cila nga dy llojet e fushatave do të mbizotërojë dhe do të ndikojë që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar:

“Fushata presidenciale do të ketë epërsi - komenton dhe Boris Popivanov në një intervistë të dhënë përpara Radios Kombëtare Bullgare.

Boris Popivanov

Tani për tani mungojnë pozita të qarta të shprehura prej partive të ndryshme për çmimin e korrentit, inflacionin dhe Covid-krizën. Që të mund t’i shmangen bisedës për problemet dhe reformat e nevojshme,  për partitë është shumë më komforte që të përqendrohen mbi betejën presidenciale dhe të mund ta tërheqin dhe ta kthejnë debatin në ndërpersonal.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela  Vasileva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD