Këngëtarja Lluna Jordanova dorëzoi sot dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e saj u ngrit nga një Komitet i Iniciatiës, transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se "surpriza do të jetë e këndshme".
"Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.
Përveç Lluna, deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov – lider i partisë "Socialdemokracia bullgare - Euro e Majta", Kostadin Kostadinov - udhëheqës i partisë nacionaliste "Vëazrazhdane". Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) njoftuan se do të mbështesin presidentin aktual Rumen Radev. GERB - SDS, DPS dhe "Bullgaria Demokratike" thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..