“Piano Extravaganza“ është një nga ngjarjet më të pritura muzikore të vjeshtës tek ne – për shkak të programit, të përbërë prej veprave të panjohura ose të luajtura shumë pak në piano nga trashëgimia botërore muzikore, të ofruar prej interpretuesve të shquar.
Vet themelimi i festivalit gjatë vitit 2011 qe një ngjarje e rëndësishme - siç e dimë festivale të ngjashme nëpër botë pothuajse nuk ka. Krijues dhe drejtor artistik është pianisti ynë i njohur dhe pedagog Ljudmill Angellov. Ai gjithmonë nënvizon se “Piano Extravaganza“ për të është një ëndërr e realizuar dhe ka një vend special mes festivaleve të tjera, të cilat i organizon tek ne dhe në Spanjë, ku u vendos përpara disa dekada më parë.
“Bëmë çdo gjë të mundur të mos të ketë një vit bosh, të vazhdojmë përpara në kushtet e Covid-19, si dhe vjet - tha përpara Radio Bullgarisë profesori Angellov. Kemi marrë të gjitha masat - 50% janë vendet e zëna në sallë, distanca - kushtet e zakonshme me të cilat, mjerisht sikur filluam të mësohemi. Mund të them se përsëri kemi një program të shkëlqyeshëm. U jam shumë mirënjohës artistëve, më në veçanti atyre, të cilët pranuan të udhëtojnë nga jashtë, që të mund të luajnë tek ne në këto kohëra të një kufizimi. Ky është një gjest vërtetë i madh.”
Në të gjitha edicionet e deritanishme aksenti kryesor është mbi recitalet pianistike. Sivjet ato janë pesë - nga përgjithësisht 9 koncerte.
“Hapja i është besuar Julian Trevelyan, i cili gjatë këtij viti u bë një nga fituesit e konkursit “Geza Anda” në Zvicër. Në këtë mënyrë shënojmë dhe 100 vjetorin nga lindja e patronit të këtij festivali-të rikujtojmë se Geza Anda është një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit të 20. Koncertin po e realizojmë me ndihmën e Geza Anda Foundation & Competition. Gëzohem shumë, se ky pianist i jashtëzakonshëm i ri britanik do të vijë për herë të parë në Bullgari. Recitali tjetër i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës është e Antonio Soria. Ai do të prezantojë një program krejtësisht spanjoll... Vjen Alexander Molofeev, shpresa e re e shkollës ruse për piano. Jo rastësisht, maestro Valerij Georgiev e përkrah këtë talent, duke e ndihmuar të paraqitet. Më 2 nëntor është koncerti i Valeria Vasilenkos-një nga pianistet më të reja e më të shquara të Bullgarisë me çmime të shumta ndërkombëtare, e cila ia kushton paraqitjen e saj në kujtim të Dmitrij Bashkirov. Më 9 nëntor është mbyllja e festivalit me Szymon Nehrid, ylli i shkollës polake për piano, mbajtëse e çmimit të parë nga konkursi “Arthur Rubinshtein” International Piano Competition in Tel Aviv, kurse përpara se të vijë në Sofje do të marrë pjesë në konkursin e madh “Chopin” në Varshavë.
Por, çfarë të presim akoma:
“Sipas traditës përfshijmë dhe një koncert me këngë, në të cilin do të kem kënaqësinë të jem në skenë me sopranon bullgare të njohur botërisht Krasimira Stojanova, më 17 tetor në sallën “Bëllgaria”. Duhet të them se, i gjithë festivali po zhvillohet në një partneritet me filarmoninë e Sofjes dhe është një pjesë nga Kalendari Kulturor i Bashkisë së Kryeqytetit, i përkrahur po kështu nga Ministria e Kulturës”.
Më 27 tetor festivali shënon 100 vjet nga lindja e Piakola - me koncert të ansamblit të dhomës, një pjesë nga i cili është vet Ljudmill Angellovi.
“Kemi dhe akoma dy ngjarje të tjera - koncert të Filarmonisë së Sofjes në të cilin do të ketë solo Valentina Lisitsa nga Ukraina - po kështu një interpretuese me famë botërore. Ky koncert është si të thuash, një peshqesh nga Filarmonia e Sofjes. Do të ketë dhe një “Duel të improvizimeve”, në të cilin Angell Nikollov dhe Martin Markov do të improvizojnë mbi tema, të dhëna në çast, kurse një juri do të përcaktojë fituesin. U formua një tufë interesante prej pianistëve me programe të ndryshme, të cilat do të kënaqin edhe dëgjuesit më kërkues.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..