Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ex libris të piktorëve prej 38 vendeve janë paraqitur në qytetin Varna

Një piktor nga Bjellorusia fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Ex Libris në kryeqytetin tonë detar

Piktorët Ivan Rusaçek

Adhuruesit e artit grafik mund të shijojnë veprat e zgjedhura  për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Konkursit Ndërkombëtar Ex Libris - Varna. Për garën krijuese u dërguan 574 krijime të 209 autorëve prej 38 shteteve. Më shumë pjesëmarrës kishte nga Rusia - 30 piktorë, të pasuar nga Bullgaria - 22 autorë, si dhe nga Italia dhe Ukraina me nga 20 artistë, njoftuan organizatorët nga galeria artistike “Llargo”.

Piktorët Ivan Rusaçek nga Bjellorusia, Anna Trojanovska nga Polonia dhe grafiku Bullgar Petër Llazarov janë fituesit e çmimeve të para, të dyta dhe të treta nga konkursi. Juria dalloi me diploma nderi 12 autorë të shquar nga Lituania, Ukraina, Bjellorusia, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Italia, Anglia, Kina dhe Bullgaria. Ekspozita është me miniatura grafike dhe mund të shikohet deri më 13 tetor.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD