Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mali Rrzhana – një vend për t'u dashuruar

Foto: BNR-Vidin

E zhytur në përqafimin e malit pak të njohur Rrzhëna, Manastiri “Lindja e Hyjlindëses” pëshpërit një legjendë mesjetare e ruajtur edhe sot e kësaj dite. Dhe kisha e tij me shtatë altarët të shndërruara në shtatë paraklise kushtuar shtatë shenjtorëve bullgarë, nuk e ka shokun në tokat ortodokse.

Sipas legjendës në shekullin e IX shtatë vëllezër fisnikë themeluan këtë shenjtërore lartë në gjinjtë e malit dhe përreth krijuan shtatë vendbanime – Ogradishte, Bukuvec, Osenovllag, Ogoja, Leskovdoll, Lakatnik dhe Zhelen. Vëllezërit e ndërtuan kishën e manastirit me shtatë altarë, nga një për secilin, prandaj edhe njerëzit e quajtën vendin “Sedemte Prestolla” (Shtatë Altarët). Në altarin qendror të kishës bujarët vendosën ikonën e Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar, e sjellë ndoshta nga Mali i Shenjtë, ndërsa në njërin nga të tjerët – imazhin e Shën Toma i Pabesë.

Festat e manastirit janë dyDitën e Lindjes së Nënës së Zotit dhe Javën e Tomait – tregon teologu Petër Vutov. –Ato dy ditë gjithnjë vijnë besimtarë për të fjetur këtu. Kur bëjmë pelegrinazhin nëpër gjurmët e lipsaneve të Shenjtorit Ivan Rillski me besimtarët, kalojmë rrugën nga Manastiri i Çerepishit përgjatë gjithë vargmalit Rrëzhana. Ne flemë në manastir dhe bëjmë lutje të mbrëmjes dhe të mëngjesit. Aty lumi ndan dy pjesët e malit Stara Pllanina – ato janë Mali i Madh dhe Mali Rrzhana.”

Petër Vutov

Në vitin 1737 sulltani Mahmud I – me pseudonimin “i pabesuari” për veprat e tij të liga, urdhëroi shkatërrimin e shumë vatrave fetare, ndër të cilat edhe Manastirin “Sedemte Prestolla” (Shtatë Altarët). Shenjtorja u rindërtua në vitin 1848 dhe pran saj u hap një shkollë nga hieromonaku Hristofor.

Shumë persona historike gjatë viteve gjetën prehje prapa mureve të shenjta duke i kushtuar fjalë të nderimit. Klasiku i letërsisë bullgare Ivan Vazov këtu u frymëzua për poezinë e tij “Batoqi rreh”, vargu i parë i së cilës edhe më sot është i gdhendur në një nga muret.

Nga mali Rrzhana, i cili është pjesë e vargmalit Stara Pllanina, fillojnë edhe katër rrugët e Botevit, nëpër të cilët nisën kaçakët e ndarë pas vdekjes së poetit dhe revolucionar të madh Hristo Botev. Ecja  në një shteg të vetëm zgjat nja tetë-nëntë orë gjë që është një sprovë të vullnetit të çdo turisti. Dhe shpërblimi për shpirtin e tij të paepur janë dhuratat e natyrës, të cilat shoqërojnë çdo vështrim, çdo frymë.

Në një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh shtrihet zona e mbrojtur “Gryka e lumit Iskër – Mali Rrzhana”, tregon Olja Genova, eksperte e vjetër në Drejtorinë e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan”.

Olja Genova

Nga speciet bimore ne ruajmë një orkide e zakonshme (Himantoglossum caprinum). Ajo  është ndër më të mëdhatë në llojin e vet – është shumë e bukur dhe interesante si pamje. Ndër peshqit janë mrena e zezë (Barbus petenyi) dhe nga gjitarët ujku, vidra, etj. Hasen edhe më se gjashtë lloje të lakuriqëve të natës, që banojnë jo vetëm në shpella, por edhe në pyje të vjetra ahu. Amfibët dhe zvarranikët janë gjithashtu të mbrojtur.”

Sipas kryetarit të bashkisë së fshatit Ignatica Ivo Hristov nuk ka njeri që vjen në malin Rrzhana dhe nuk dashurohet me të.”

Ivo Hristov

“Ky mal është i virgjër. Në të nuk ka as vila malore, as strehore. Gëzohem kur shikoj që këtu vijnë shumë njerëz për të më kërkuar. Do të jetë mirë në se do të zhvillojmë turizmin. Këtu në mes të malit nuk kemi çfarë tjetër për të bërë.”

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistave)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR-Vidin



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD