Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një uzinë e re e teknologjive të larta filloi punë pranë Plovdivit

Foto: Radio Plovdiv

Brenda 1 viti do të trefishohen vendet e punës në uzinën e re të teknologjisë optike, e cila u hap në Zonën Ekonomike “Trakia”. Aktualisht janë emëruar 50 specialistë, tha në ceremoninë e inaugurimit zëvendëskryetari i Bashkisë së Plovdivit Stefan Stojanov. Ai vuri në dukje se ky është një investim tjetër në zonën industriale për mbi 3.5 milion euro. 100% e prodhimit është për eksport në Izrael, Francë, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Produktet e teknologjisë së lartë përdoren në mjekësi, inxhinierinë mekanike dhe industrinë ushtarake.

"Këtu u krijua një zonë ekonomike, e cila është shkas krenarie për Bullgarinë dhe Ballkanin. Ky është një shembull i drejtimit në të cilin duhet të zhvillohen kompanitë e teknologjive së larta dhe novatore," tha zëvendës Ministri i Ekonomisë Krasimir Kirjakov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD