Çdo vit më 9 tetor shënojmë Ditën e Kulturës Antike. Bëhet fjalë për ndikimin e padiskutueshëm të Greqisë dhe Romës së Lashtë, të cilat që nga viti 1000 para Krishtit e deri në shekujt VI-VII pas Krishtit përcaktonin zhvillimin e përgjithshëm të Kontinentit të Vjetër, duke përfshirë edhe të trojeve të Bullgarisë së sotme. Territori i vendit është plotë me dëshmi të qarta nga kjo epokë.
Ndër ta dallohet qyteti antik Herakleja Sintika i shtrirë në Bullgarinë Jugperëndimore në afërsi të qytetit Petriç. Në lashtësi ai ishte qendër e krahinës Sintika e populluar nga fisi trak sinti, për të cilin përmendin Homeri dhe Herodoti. Gërmimet arkeologjike të qytetit Herakleja Sintika filluan në vitin 2007 nën udhëheqjen e Doc. Ljudmill Vagalinski. Në ditët tona objekti është një burim i pashtershëm informacioni, lidhur me kulturën dhe mënyrën e jetesës së paraardhësve tanë. Deri më tani shkencëtarët zbuluan një pjesë e madhe e rrugës tregtare në periferitë e qytetit.
Gjatë kësaj vere arkeologët gjetën shumë artefakte të vlefshme. Ndër ta janë një imazh i Aleksandrit të Madh, një imazh reliefi i një muzikanti, një skulpturë masive mermeri të një demi, statujë e lidhur me kultin ndaj Mitrës dhe një mbishkrim nga shekulli i I për nder të perandorit Tiberij. Zbulimi më interesant është statuja fine e një gruaje të re në gjatësi të plotë pa kokë. Arkeologët supozojnë se bëhet fjalë për statujën e hyjnisë së lashtë greke të fitores Nike, sepse u zbulua në vendin e Akropolit, ku ndodhej shenjtërorja e qytetit të dikurshëm.
Më shumë për shembullin unik të kulturës antike në trojet tona do të mësoni nga materiali “Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..